jë moment i pazakontë ka ndodhur gjatë portestës studentore, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka tentuar tu bashkohet studentëve së bashku me shoqëruesit e tij. Deputeti demokrat është përballur me reagime të ashpra nga protestuesit, të cilët e kanë sharë dhe akuzuar për bashkëpunim me Edi Ramën.

Situata është përshkallëzuar deri në pikën, ku disa protestues janë përpjekur t’i afrohen dhe ta sulmojnë fizikisht Balliun. Por, ai ka arritur të largohet nga vendngjarja, ndërsa shoqëruesit e tij kanë mbetur në mesin e turmës dhe janë goditur.