Disa nga protestuesit janë shpërndarë edhe në zonën e Qytet Studenti, ku kanë dëmtuar disa nga ambientet. Protestuesit kanë thyer disa nga xhamat e kateve të para të konvikteve.

Fatmirësisht nga ky incident nuk raportohet për persona të lënduar në njerëz, por ngjarja ka mbjellë panik dhe frikë të madhe te studentët që ndodheshin brenda konviktit, ndërsa ngrihen dyshime mbi motive provokimi gjatë kësaj nate të tensionuar në kryeqytet.