Një grup protestuesish vijojnë të qëndrojnë që prej mbrëmjes së djeshme përpara Kryeministrisë, si vijim i protestës së mbajtur që prej pasdites së djeshme, e cila vijon prej 21 ditësh. Policia e Shteti u ka bërë thirrje protestuesve të respektojnë ligjin, duke i paralajmëruar për paligjshmërinë e bllokimit të Bulevardit.

Në Tiranë, qytetarët kanë protestuar për të 21-tën herë mbrëmjen e djeshme teksa për orë të tëra janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit. Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre. Përpara Kryeministrisë, ata mbajtën fjalime, teksa bënë thirrje edhe për të qëndruar në shesh deri në largimin e Qeverisë.