Tensionet në Tiranë vijojnë të jenë të larta, ndërsa protesta është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe forcave të policisë.

Pak më parë, protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës së selisë së Partisë Socialiste. Në përgjigje, policia ka përdorur gaz lotsjellës, duke bërë që protestuesit të largohen nga zona.

Sipas raportimeve nga terreni, demonstruesit kanë vijuar marshimin në drejtim të Sheshit Skënderbej, ndërsa hapësira përpara selisë së PS-së është pastruar.

Situata në kryeqytet mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon në zona të tjera të qytetit.