Situata gjatë protestës së sotme në kryeqytet është përshkallëzuar, ndërsa përplasjet dhe aktet e dhunës vijojnë të intensifikohen.

Sipas raportimeve nga gazetarja Elda Menga, një pjesë e godinës së Gjykatës së Lartë është përfshirë nga flakët. Zjarri ka përfshirë gjithashtu një automjet të parkuar pranë godinës, si dhe koshat e mbeturinave në zonë.

Ngjarja vjen pas zjarrit të rënë më herët te ish-hotel “Dajti”, godina që aktualisht shërben si filial i Bankës së Shqipërisë.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa protestat vijojnë të shoqërohen me incidente të rënda në disa zona të kryeqytetit.