Nuk resht hedhja e vezëve nga protestuesit në drejtim të mjeteve të ministrave dhe deputetëve që lënë ambientet e Kuvendit. Policia dhe FNSH kanë krijuar një kordon sigurie përmes të cilit bëhet e mundur largimi me mjetet e tyre të ligjvënëseve, ndërsa protestuesit i gjuajnë me vezë nga distanca. Me megafon, një nga organizatorët e protestës qytetare Arben Kola, dëgjohet duke thënë: “Mos na provokoni”.
Qytetarët kanë nisur protestën prej orës 10:00 duke tentuar të rrethonin godinën e Kuvendit, ku po zhvillohet seanca parlamentare. Kujtojmë se prej 31 ditësh Tirana është përfshirë nga protestat masive në lidhje me problemet sociale dhe ekonomike që përballet vendi, e po ashtu, kërkohet largimi i të gjithë klasës politike aktuale.
