Kreu i PD, Sali Berisha ka folur nga protesta e opozitës e cila po vijon, teksa militantët po përplasen me policinë. Berisha tha se Tirana është në duart e kryengritësve të cilët ai i cilësoi paqësorë, ndërsa tha se do vijojë të qëndrojë në fushëbetejë.

“Do qëndrojmë në fushëbetejë. Vendi ynë është në fushëbetejë. Siç e shihni ju, Tirana është në duart e kryengritësve paqësorë dhe regjimi po struket në strofulla minjsh. Kanë nxjerrë dhe po përdorin mjete të ndaluara me ligj kundër protestave paqësore. Por kjo nuk i bën më me shpresë, përkundrazi kjo i bën më të pashpresë”, tha Berisha.