Përfaqësues të opozitës janë nisur sot drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës së madhe për largimin e Edi Ramës.


Nisja e protestuesve është bërë nga selitë e Partive Demokratike në rrethe, ku edhe janë pozicionuar autobusët që nisen drejt Tiranës.


6 autobusë dhe 30 automjete të vogla janë nisur me protestues të Partisë Demokratike nga Berati, ndërkohë që 4 autobusë dhe automjete private janë nisur me protestues të LSI-së.


Burimet zyrtare nga selia e Partisë Demokratike konfirmojnë se numri i protestuesve dhe simpatizantëve demokratë është 700 ndërkohë që nga selia e LSI-së konfirmohet se numri i protestuesve është 600.