Një grup protestuesish vijojnë të qëndrojnë para godinës së kryeministrisë prej mbrëmjes së djeshme.

Situata është tensionuar pak më parë pasi qytetarët kanë vendosur një çadër për t’u mbrojtur nga dielli, ndërkohë që efektivët e policisë kanë ndërhyrë për largimin e saj. Pas këmbënguljes së protestuesve policët janë larguar, ndërsa qytetarët kanë përsëritur edhe një herë refrenin e kësaj proteste: Rama jepe dorëheqjen”.

Prej 22 ditësh vijon revolta qytetare ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e të gjithë klasës politike aktuale.