Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë rinisur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku qytetarët janë rikthyer sërish në zonë.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihen protestuesit duke hedhur një numër të madh molotovësh në drejtim të efektivëve të policisë.

Mjetet ndezëse kanë shpërthyer në asfalt, ndërsa efektivët janë pozicionuar me pajisje mbrojtëse për të përballuar sulmin.

Protesta e kësaj të diele është shoqëruar me episode të përsëritura tensioni dhe dhune, ku përveç molotovëve, nuk kanë munguar as hedhja e gurëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të policisë.