Protestuesit e maskuar kanë nisur duke shkulur pllakat e trotuarit para Ministrisë së Arsimit. Pas sulmeve me gurë, llastiqe dhe molotvë ndaj forcave policore protestuesit tashmë kanë nisur të qëllojnë edhe drejt institucionit.
Të rinjtë kanë krijuar një kordon për të mos i lejuar simpatizantët demokratë të afrohen më shumë, teksa kërkojnë që deputetët të largohen dhe të qëndrojnë vetëm protestuesit.
Nga ana tjetër, militantët e PD-së kanë vijuar me thirrjet: “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën” dhe “Poshtë komunizmi, poshtë sororsianët”.
