Protesta në Tiranë, po vijon prej tre ditësh mes tensioneve të shumta dhe përplasjeve të vazhdueshme me forcat policore. Këta të fundit kanë ushtruar dhunë në mënyrë barbare ndaj protestuesve, duke i goditur me shkopa gome, shkelma si dhe duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotin e ujit.

Në pamje shihet një e re e cila është e gjakosur, dhe e shtirrë përtok pasi është goditur nga gazi lotsjellës që kanë hedhur efektivët e policisë. Tensionet në vend kanë marrë përmasa të frikëshme, ku në tubimin e dy ditëve më parë nje efektiv i policisë i theu këmbën një protestuesi i cili ndodhet ende në gjendje të rëndë.