Protestuesja Luçiana Kokaj ka bërë thirrje nga foltorja e protestës që të gjithë qytetarët të qëndrojnë të bashkuar. Ndër të tjera, ajo tha se askush nuk duhet të ndikohet nga thashethemet dhe sulmet që u bëhen personave të ndryshëm.

“Kam një mesazh për ata që mbështesin protestën, të qëndrojmë të bashkuar përtej ndasive të vogla që mund të kemi. Secili mund të ketë ndonjë defekt, ndaj ju bëj thirrje të gjithëve të qëndrojmë të bashkuar dhe të vijojmë protestën. Patjetër jam shumë falënderuese dhe besoj të gjithë bashkë jemi falënderues ndaj atyre që bëjnë një punë fantastike duke shpërndarë protestën, por mos përgojoni njerëz pa ditur të vërtetën”, tha Luçiana Kokaj.