Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking” në Top News, ku foli në lidhje me dosjen hetimore të vrasjeve të 21 janarit 2011.

Ngjela foli në lidhje me thirrjen e ish-kryeministrit Sali Berisha për t’u pyetur dhe thasë kjo ka ndodhur për shkak se në SPAK kanë mbërritur prova të reja. Sipas Ngjelës, këto prova tregojnë se urdhri për të qëlluar me armë drejt protestuesit u dha nga Berisha.

“Këta këtu zhdukën serverat tanë, por amerikanët i kanë të gjitha. I kanë në serverat e tyre në Kaliforni. Prandaj SPAK i hapi sërish hetimet sepse i erdhën provat nga amerikanët. Është me urdhër. I ka SPAK-u në dorë të gjitha. Po të mos i kishte, nuk fillonte hetimi ndaj Saliut. Duhet të ishin prova të reja. Ka ardhur prova se urdhrin për vrasjet e ka dhënë Saliu. Nëse urdhri për vrasjet është dhënë nga kryeministri i asaj kohe, ndryshon loja. Këto janë dyshime deri tani. Nëse Berisha nuk paraqitet edhe pas thirrjes së tretë në SPAK, do e marrin me dhunë, ky është ligji.“- tha Ngjela.