Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të ndëpresë seancën e sotme, dhe ajo të rifillojë vetëm kur Edi Rama të pranojë të japë llogari për aferën e inceneratorëve.

Gazment Bardhi: E kuptoj që doni të kaloni vjedhjen e shekullit në heshtje, por ju nuk mund ta kaloni këtë pa debat dhe pa dhënë llogari Edi Rama. Ju kërkoj e nderuar drejtuese e seancës, që të ndërprisni këtu këtë seancë dhe të thërrisni kryeministrin dhe të vijë të japë llogari para parlamentit shqiptar.

Unë e kuptoj frikën tuaj, se nëse ngrihet ndonjë prej jush do ju çojë në zgjedhje të parakohshme, por frika e Edi Ramës nuk është frika e këtij parlamenti. Sill kryeministrin në seancë.

Në seancën e sotme, që është e fundit për këtë sesion parlamentar, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos jetë i pranishëm, në një kohë që socialistët kanë marrë udhëzime të qarta për të votuar protestuesit legalizimit të kanabisit, si dhe punës së detyruar për 5 vite pas studimeve të mjekëve të rinj.