Kuvendi ka miratuar sot me 114 vota pro projektrezolutën e përbashkët mes PS dhe PD. Në këtë votim ka abstenuar vetëm Bujar Leskaj.
Edhe në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, projektrezoluta kishte kaluar me konsensus të plotë dhe asnjë kundër. Rezoluta parashikon bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe angazhim për avancimin e integrimit.
Gjatë 48 orëve të fundit, Top Channel mëson se dy protagonistët e dakordësisë janë Taulant Balla dhe Gazment Bardhi. Mes tyre ka pasur një telefonatë, nga ku Balla është shprehur i gatshëm për të parë propozimet e opozitës, duke ngritur një grup pune në Komisionin e Punëve të Jashtme me Ilda Zhulalin, këshilltare e grupit të PD-së dhe Edmond Haxhinaston nga opozita, si edhe Erion Malajn me Romina Kukon nga maxhoranca.
Mësohet se propozimet e opozitës kanë pësuar ndryshime në formulim, duke arritur në një produkt final që i ka shkuar për votim Parlamentit dhe pritet të miratohet në orët e mëvonshme. Draft-rezoluta ka marrë edhe bekimin e Edi Ramës dhe Sali Berishës, një zë kritik konstant për mënyrën se si qeveria po vepron me integrimin europian./ Top Channel
