Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur dakordësi këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit për Reformën Territoriale, 3 ditë pas protestës së opozitës me molotovë e fishekzjarrë.
Gjatë mbledhjes së sotme, bashkarisht të dyja palët kanë miratuar kalendarin e dëgjesave. Bashkëkryetarët thanë se dëgjesat do të nisin në 3 prill. Gjatë muajve prill dhe maj do të vijojnë dëgjesat në Kuvend si dhe në terren me kryetarët e bashkive.


