Shqipëria pati një javë intensive diplomatike ku hapi dhe grupkapitullin e fundit të negociatave me Bashkimin Europian.
Analisti Ervis Iljazaj e ka komentuar çështjen e integrimit të vendit tonë në ‘Top Story” duke e cilësuar procesin të përvetësuar nga Partia Socialiste, ndërsa sipas tij Partia Demokratike nuk është treguar bashkëpunuese.
“Unë mendoj që çështja e integrimit është pak më e gjerë se marrëdhëniet personale të Ramës. Është një vendim gjeopolitik. Fakti që Rama ka miqësi me Melonin nuk nxiton procesin e integrimit. Meloni nuk mund ti thoj italianëve që ne do fusin Ballkanin në BE se unë kam mik Ramën. Klasa politike shqiptare ka një meritë. Një nga aryset që Serbia i ka zgjatur kapitujt nuk është vetëm çështjet teknike por edhe gjeopolitike.
Shqipëria në raport me vendet e tjera të BE është i vetmi vend që është qartësisht pro europian. PS po e përvetëson çështjen e integrimit kurse PD nuk është bashkëpunuese. Nuk mund ta lëmë jashtë PD në procesin e integrimit. Ky mosbashkëpunim i klasave politik e ka lënë kaq vone Shqipërinë”, tha analisti Ervis Iljazaj.
