Dita e sotme pritet të ketë zhvillime të rëndësishme politike, pasi në 10:00 do të nisë seanca parlamentare, që në qendër të saj do të ketë miratimin e ligjit të hartës së re territoriale.

Bëhet me dije se para seancës Partia Socialiste po organizon një mbledhje të grupit parlamentar.

Kjo lëvizje vjen në kuadër të kundërshtimit të një numri deputetësh për votimin e ligjit të reformës territoriale, çka lë të kuptohet se diskutimet do të jenë të përqendruara në këtë detaj.

I pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama, teksa mësohet se deputetja dhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku nuk ka marrë pjesë.

Nga ana tjetër, PD ka njoftuar protestë kombëtare para Kuvendit dhe ka nisur grumbullimi i mbështetësve.