Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook, duke publikuar një këngë shkodrane, ndërsa kandidati i tij Benet Beci, po kryeson në Shkodër.

“Nadja e mir o Zoja Shkodër që krejt zemrën ma ke hangër”, shkruan Rama.

 

Gara në Shkodër është drejt fundit. Tashmë kanë mbetur edhe 12 ose 13 kuti që ende nuk janë numëruar. 

Benet Beci po kryeson garën në bashkinë e Shkodrës. Të dhënat e fundit nga KQZ tregojnë se kandidati iPS ka marrë 60.2 % të votave, ndërsa ai i koalicionit “Bashkë Fitojmë” 39.7%.

Përkthyer në vota, Beci është 10 mijë vota më shumë se rivali i tij për bashkinë e Shkodrës. Të dhënat vijnë nga numërimi në 212 QV nga 247 në total.