Kryeministri Edi Rama ka mbledhur pasditen e sotme strukturat politike të Partisë Socialiste në Tiranë.

Mësohet se takimi po zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet që do të mbahen më 9 nëntor në Bashkinë e Tiranës dhe në 5 bashki të tjera të vendit. Mbledhja pritet të nisë së shpejti dhe konfirmohet se kryeministri Rama ka mbërritur në takim.

Pritet që në fokus të diskutimeve të jenë strategjitë elektorale, organizimi në terren dhe përzgjedhja e drejtuesve lokalë të fushatës.