Kryesocialisti Edi Rama në funksion të fushatës në zgjedhjet e Bashkisë Tiranë, organizoi pasditen e kësaj të premteje, një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit.

Kur Tirana dhe 5 bashki të tjera shkojnë më 9 nëntor në zgjedhje, nga ky takim Rama ka lënë disa porosi e udhëzime për këtë proces ku në kryeqytet PS garon me Ogerta Manastirliun ndërsa fushata udhëhiqet nga numri dy i qeverisë, Belinda Balluku.

Kjo mbledhje ka shërbyer për të ndarë skuadrat të cilat do të punojnë në çdo njësi të Tiranës. Burime nga takimi i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu se në njësinë 5, një ndër më të mëdhatë në kryeqytet, si forcë e shtuar në krah të Erion Braçes vinë Taulant Balla dhe Niko Peleshi.

  • Ish-deputeti i PS, Xhemal Qefalia, do të mbulojë bastionin e tij në zonën e Dajtit.
  • Ministri Fatmir Xhafaj do të mobilizojë socialistët në Njësinë 10.
  • Sekretari i përgjithshëm i Ps Blendi Klosi bashkë Eduard Shalsi janë pjesë e fushatës në Tiranë.
  • Edhe drejtuesi politik i Lezhës Ulsi Manja do të jetë pjesë e skuadrës së Tiranës.
  • Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi do të angazhohen në Njësinë Nr.8.