Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka përshëndetur miratimin me dakordësi të ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit.
Sipas reagimit të tyre, ky vendim konsiderohet një hap pozitiv për dialogun politik dhe funksionimin e demokracisë parlamentare në vend.
Në deklaratë thuhet se ndryshimet pasqyrojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, forcojnë balancën mes mazhorancës dhe opozitës, si dhe krijojnë më shumë hapësirë për pjesëmarrje aktive të të gjitha forcave politike në Kuvend.
“Zbatimi i duhur i Rregullores do të jetë thelbësor për të garantuar një praktikë parlamentare gjithëpërfshirëse dhe efektive, si edhe për të mbështetur vijimin e reformave prioritare të Shqipërisë”, thuhet në reagimin e OSBE-së.
