Në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur sot procesi i votimit të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit. Partia Socialiste, që doli fituese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka propozuar për këtë post emrin e Niko Peleshit.

Ndërkohë, opozita ka refuzuar të marrë pjesë në proces. Gazment Bardhi deklaroi se maxhoranca aktuale “nuk ka legjitimitet për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit”, duke e cilësuar të njëanshëm dhe të paracaktuar procesin e votimit.

Komisioni që po administron procesin e votimit përbëhet nga tre deputetë: Fadil Nasul, Bledi Çomo dhe Saimir Hasalla.

Pritet që rezultati i votimit të shpallet brenda ditës, ndërsa mungesa e opozitës ka thelluar ndarjen politike në Kuvend që prej përfundimit të zgjedhjeve.