Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në bashkitë Poliçan dhe Skrapar, ku Partia Socialiste ka dalë fituese me një diferencë të konsiderueshme votash ndaj Partisë Demokratike.

Në Poliçan, PS ka siguruar një fitore të thellë, me 2100 vota më shumë se PD-ja, duke konfirmuar dominimin e saj në këtë zonë. Forca e tretë në këtë bashki ka rezultuar të jetë “Shqipëria Bëhet”, me 372 vota.

Edhe në Skrapar, rezultati ka qenë në favor të socialistëve, të cilët kanë kryesuar bindshëm përballë rivalëve politikë.