Kryeprokurori Altin Dumani u pyet në Kuvend nga deputeti Tedi Blushi, sa i përket arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.
Dumani u shpreh se arrestimi i Metës ishte përgjegjësi e policisë dhe jo e Prokurorisë, ndaj rasti ishte referuar në Prokurorinë e Tiranës për kompetencë.
Pyetja e Blushit: Pse BKH-ja e shmangu marrjen pjesë në atë show politik gjatë arrestimit të Metës?
Përgjigja e Dumanit: Përsa i përket pyetjes se përse nuk u hetuan policët që zbatuan urdhrin e arrestit të SPAK ndaj Ilir Metës, e thashë, është kompetencë e Prokurorisë së Juridiksionit Tiranë dhe jo e Prokurorisë së Posaçme. Nuk ishte subjekt i SPAK-ut ai rast dhe ndaj nuk është hetuar.



