Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku 34-vjeçari Kristjan Thaçi plagosi me thikë dy fqinjët e tij dhe më pas u arratis.
Mësohet se dy të plagosurit janë babë e bir, Arben dhe Marjo Miha, 60 dhe 21 vjeç, të cilët janë dërguar për kurim në spital dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka arrestuar 34-vjeçarin, i cili pas ngjarjes u arratis.
Konflikti ka ndodhur në katin e pestë të pallatit ku autori dhe viktimat jetonin, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ku Thaçi ka akuzuar fqinjët se po bënin zhurmë. Pas konfliktit, ai i ka qëlluar me thikë e me sende të forta. 34-vjeçari Thaçi njihet si person problematik në zonë.