Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e ish-presidentit Ilir Metës. Proda tha se Policia e Shtetit nuk ka shkelur ligjin dhe forca përdoret kur bëhet rezistencë.
“Arrestuat Ilir Metën si terrorist, ndërsa bandat i paralajmëroni. Ilir Metën e arrestuat si terrorist. Ndërsa bandave u tregoni paraprakisht kur do vijë policia t’i arrestojë”, iu drejtua Balliu.
“Policia nuk ka shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me përdorimin e forcës, në rastet kur bëhet rezistencë. I takon personit të sillet në respekt të detyrës që ka mbajtur. Do ishte në nderin e personit të sillej në bazë të detyrës që ka mbajtur”-u shpreh Proda në komision.
Ndërprerja e herëpashershme e Flamur Nokës gjatë fjalës së Prodës solli reagimin e Bledi Çuçit, i cili e përjashtoi deputetin e PD dhe mbylli mbledhjen.



