Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka debatuar me eurodeputetin gjerman, Michael Gahler gjatë vizitës së një delegacioni të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në vendin tonë.
Burimet bëjnë të ditur se eurodeputeti i PPE-së, Gahler ka kërkuar shpjegime se përse Shqipëria pranoi menjëherë të marrë pjesë në Bordin e Paqes, një iniciativë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Në përgjigje të tij, Taulant Balla i kujtoi se Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkoi që të pyesë në Këshillin Europian se përse vendet e BE-së nuk kanë një pozicion të përbashkët për këtë çështje, ku disa vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe disa të tjera jo.
Gjatë takimit Balla ngriti shqetësimin per gjyqin që po zhvillohet në Hagë kundër udhëheqësve te Ksoovës.
“Çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim. Parlamenti Europian duhet ta ndjekë këtë çështje”, tha Balla.
Top Channel
