Myslym Murrizi njihet për deklaratat e forta dhe për qëndrimet e tij kritike brenda PD-së por edhe politikës në tërësi. I ftuar sot në emisionin “Breaking”, ai ka sulmuar ata kandidatë që në zgjedhjet e 11 majit kanë marrë shumë pak vota.
Sipas Murrizit, këta persona prishin garën, teksa tha se ka dhe rezerva për listën e PD, pasi kishte shumë kandidatë të tillë.
“Pse i merrni në studio këto gojë halet, kur kanë marrë vetëm 4000 vota. Merrni lloj- lloj llumi. Këta nuk konsiderohen, janë popull. Nuk ka vlerë që thonë se Berisha mban Ramën në pushtet. Këta pyeten një herë në katër vjet. Janë qytetarë. Këta janë të pështirë, vinë i japin mend këtu qytetarëve. Unë kam rezerva dhe për listën e PD-së. Ka kandidatë që mbahen si analistë, kanë marrë vetëm 100- 300 vota. Çarë kandidati është ai? Duhet të mbajë përgjegjësi ai që i ka dorëzuar Berishës këtë listë. Janë debila, idiotë, teknikë lavatriçeje. Këta na prishin garën. Më thonë dhe koleg pastaj.”- tha Murrizi.




