Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë si shembull rastin e kolegut të tij socialist, Rexh Byberi i cili ka drejtuar bashkinë Tropojë. Veliaj përmendi se teksa ishte kryebashkiak, ai u vendos në masën e sigurisë “arrest shtëpie” nga Gjykata e Posaçme, por nuk u shkarkua nga detyra.

“Kryetari i bashkisë Tropojës ka qenë 11 muaj arrest në shtëpi… pse është ndryshe një kryetar i Tropojës dhe ai i Tiranës. Kemi disbalancë. Dy gabime nuk prodhojnë më shumë drejtësisë. Po sikur nesër t’ia bëjnë Ogertës, Florit, Arlindit një masë? Kjo është betejë që po e bëj dhe për ata që do vijojnë pas meje.

Për shpirt do doja të isha në zyrë, jo në burg me delegim. Një strukturë e shtetit më mban në Durrës, një strukturë e shteti më thotë pse nuk je në tiranë, duke pasur parasysh raportin e Venecias kujdes me masat e kryetarëve të bashkive, nuk janë vetëm të drejtat e individit që po shkeljen, por edhe të qytetarëve, sot gjendem në një absurditet, në një roman të Kafkës“- tha Veliaj.

Rasti të cilit i referohet Veliaj ka ndodhur në vitin 2024, kur Byberi akuzohej për shpërdorim detyre në dy raste dhe qëndroi 11 muaj në arrest shtëpie. Byberi vijon ende të jetë kryebashkiak i Tropojës.