Ish-Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është pyetur nga gazetarët për moszgjedhjen nga ana e Ramës si Ministër. Manja deklaroi se ai tashmë është kryetar i Komisionit të Ligjeve, duke theksuar se ky komision do të mbajë peshën më të madhe për afrimin e legjislacionin me BE. 

Manja: Qoftë një legjislaturë e mbarë.

Gazetarët: Pse iu largoi Rama?

Manja: Kryetar i komisionit të ligjeve. Jemi në procesin e integrimit, Komisioni i Ligjeve do jetë komision që do mbajë peshën më të madhe për afrimin e legjislacionin me BE, jam natyralisht aty ku duhet të jem.