Bashkëshortja e Emiljan Pjetrës në Babrru të Tiranës, kishte dalë për të blerë bukë në dyqan, ndërsa vetë 37-vjeçari ndodhej në dritaren e shtëpisë.


Por Emiljani është acaruar kur fqinji i tij 33 vjeç, i ka parë të shoqen teksa ajo kalonte rrugën dhe për këtë arsye me armë gjahu në krah ka dalë nga shtëpia dhe ka kanosur shtetasin me iniciale A. R.


Pasi janë lajmëruar nga banorët në rrugën “5 Maji” uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar 37-vjeçarin, duke sekuestruar armën e gjahut, 7 copë fishekë dhe 2 thika me dorezë.


“”Emiljan Pjetra, 37 vjeç, banues në Babrru, Tiranë në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Babrru, Tiranë”, informon policia.


Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal.


9 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)