Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur edhe ditën e sotme para mediave për rezultatin e zgjedhjeve.
I pyetur në lidhje me Ilir Metën, i cili deri më tani është jashtë Kuvendit për shkak të numrit të ulët të votave që ka marrë, Berisha fajësoi për këtë kryeministrin Edi Rama. Sipas Berishës, Metës i është bërë lufta më e egër, teksa shtoi se ai po mbahet në burg në mënyrë që PS të fitojë zgjedhjet.
“Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik.”- tha Berisha.



