Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, në një intervistë për Top News, komentoi garën për Bashkinë e Tiranës dhe kandidatin nga opozita.
Sula sfidoi hapur kreun e PD, Sali Berishën duke i i kërkuar që të nxjerrë në garë numrin 2 të partisë, Flamur Nokën, ose Albana Vokshin. Më tej ai shtoi që nëse kjo ndodh, ai vetë do të dalë derë më derë për të grumbulluar vota për PD-në.
“Unë i bëj sfidë Sali Berishës, të zgjedhë kandidat Flamur Nokën osë Albana Vokshin. Unë personalisht do të dal derë më derë, rrugicë më rrugicë, bashkë me njerëzit e mi për të grumbulluar vota për PD dhe Nokën.
Nëse Noka ose Vokshi marrin një përqindje të konsiderueshëm të votave, unë do ta mbyll gojën për PD dhe do them ‘më fal Sali Berisha se paske të drejtë dhe unë fajtor dhe demokratët e thjeshtë’.
Sepse numri 2 i PD dhe figurat më të larta vendosin fatinë demokratëve.. qenkan njerëz të nderuar dhe të denjë për tu përballur me mazhorancën”, u shpreh Sula.