Publicisti Veton Surroi foli në “Top Story” për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe pse nuk tërhiqet Kurti.

Surroi: “Ekziston një mungesë komunikimi termash të përbashkët. Në kërkesat e tyre ka qenë që të largohet policia speciale. Edhe unë pajtohem që policia speciale nuk duhet të ishte atje. Po për të arritur këtë fazë duhet të ketë polici të njëjtë si në çdo vend të Kosovës. Kjo çështje nuk bëhet vetëm me vullnet të mirë, ekziston një matje e nivelit të sigurisë. Duhet shfrytëzuar momenti që vëmendja është aty.”

Pse nuk thotë Albin Kurti kur do mbahen zgjedhjet?

Surroi: “Çështja është a do të marrin pjesë partisë politike. Për këtë nuk është përgjegjës Kurti. Këtu kemi ndërmjetësit Eskobar dhe Lajçak. Kurti ka thënë se Kosova është e përkushtuar të mbajë zgjedhje dhe për këtë duhet ambient i sigurt, proces i sigurt nga ndërkombëtarët, duhet pluralizëm mes partive.”