Arlind Qori, në intervistën e tij për “Breaking me Fiori Dardha”, iu përgjigj pyetjes mbi kritikën ndaj Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ai theksoi se ka denoncuar shpesh korrupsionin e Berishës dhe familjarëve të tij në rrjetet sociale. Qori shpjegoi se është angazhuar në politikë që në vitin 1997, kur mori pjesë në grevën e studentëve të Ismail Qemalit në Vlorë.
Ai theksoi se nuk ka asnjë lidhje me Berishën dhe e konsideron si kundërshtar politik, po ashtu dhe Edi Ramën. Qori shprehu se të dy politikanët duhet të përballen me drejtësinë dhe të jenë në burg, jo në parlament. Përfundimisht, ai shtoi se kritikat e tij do të shkojnë më shumë për Edi Ramën, i cili është sot kryeministër.
“Një pyetje të fundit, se e kam merak personal, si ka mundësi që Arlindi nuk flet kurrë për Berishën dhe Berisha nuk flet kurrë për Lëvizjen Bashkë?” pyeti gazetari Ardit Rada.
“Unë them përsëri, fatkeqësisht nuk më keni dëgjuar sepse ka pasur pafundësi në rrjetet sociale kur unë kritikoj dhe kur denoncoj Sali Berishën, familjarët e tij të përfshirë në korrupsion. Madje më lejoni të them diçka personale që nuk dihet nga të gjithë. Unë kam filluar të merrem me politikë që në gjimnaz, në vitin 1997, kam qenë gjimnazist i Ismail Qemalit dhe protesta e parë ku kam marrë pjesë ka qenë ajo në solidaritet me studentët e Ismail Qemalit në Vlorë, të cilët kishin hyrë në grevë urie dhe na ka hyrë ai SHIK-u me shpulla ne gjimnazistëve.
Kam pasur qëndrim të fortë edhe kur ai ishte në pushtet dhe tani që është në opozitë. Por mos harroni, sot kryeministër është Edi Rama dhe pjesa më e madhe e kritikave do shkojë për Edi Ramën, pa kursyer dhe pa harruar sa politikan i dëmshëm ka qenë dhe do të jetë Sali Berisha. Mua nuk më bashkon asgjë me Sali Berishën, i konsideroj kundërshtarë politikë, bashkë me Edi Ramën, madje njerëz që duhet të jenë në burg. Ata nëse hyjnë në burg, do bëhen shokë burgu, jo kolegë parlamenti. Në burg nuk i fus dot, unë as qeveria e ardhshme në burg i fut dhe shpresoj t’i fusë institucioni i drejtësisë,” tha Qori.
