Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për mediat pas daljes nga SPAK, ku u pyet për vrasjet gjatë protestës së 21 janarit 2011.

Berisha u pyet nga gazetarët për një çështje që ende mbetet mister. Fakti se përse shefi i Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë vetëm një ditë pas protestës që përfundoi me 4 viktima. Berisha nuk u ndal në shpjegime por tha se në gjykimin e tij, Prendi ka bërë të pamundurën për të kryer detyrën e tij ligjore.

Pyetje: Shefi i gardës, Ndrea Prendi u shfaq në publik me sy të nxirë, pse?

Berisha: Çfarë ka ndodhur e shpjegon vetë secili. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundur për të bërë detyrën ligjore.

Imazhi i Komandantit të Gardës së Republikës Ndrea Prendi në janar 2011, teksa dëgjonte kryeministrin Sali Berishën gjatë fjalimit për protestën me 4 viktima.