Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu sapo ka mbërritur në QSUT, ku po prezanton para shefave të shërbimit drejtoren e re, Alma Canin.
Gjatë një fjale të shkurtër për mediat Ministrja e Shëndetësisë Koçiu ka sqaruar se lirimi i Ficos nga detyra si drejtuese e QSUT nuk ka lidhje me zjarrin e rënë tek urgjenca pas javë më parë.
“Lirimi i Albana Ficos nga detyra nuk ka lidhje me urgjencën. Sjellim energji të reja për projektet në vazhdim”-tha ministrja për mediat.
“Drejtorja e re e QSUT në rend të parë do të ketë vënien në funksion të plotë të urgjencës së sëmundjeve të brendshme”-tha Koçiu.