E rrethuar nga të gjitha anët me pallate, me një oborr të vogël, pa salla të mjaftueshme, godina e Gjykatës sëApelit nuk ofron as siguri, as kushte minimale pune.

Ngjarja që i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja, duket se nuk është krejt e papritur për ata që punojnë në këtë institucion.

Gerti Shella, nga InfoCip, i cili ka ndjekur nga afër reformën në sistemin e drejtësisë, thotëse administrimi i Gjykatës së Apelit i ka parandjerë këto momente rreziku.

Në verën e vitit 2025, u zhvillua një takim i ngushtë me përfaqësues tëApelit që i kanë shprehur shqetësimin për rrezikun e sulmeve ndaj të dënuarve që paraqiten në këtë gjykatë, që futen nga hyrja e pasme. Në pamundësi për ta siguruar vetë, gjykata ka kërkuar ti blejnë një sistem të thjeshtë portativ mbrojtës, si nëpër stadiume, ku ka tifozeri të dhunshme.

‘Ishte identifikuar se dikush nga pallatet që e rrethojnë këtë gjykatë mund të godiste, të bënte atentate duke vënën në rrezik, jo vetëm jetën e të paraburgosurve, por edhe të policëve që i shoqërojnë në hyrjen e pasme të kësaj gjykate’ u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP

‘Precedenti i parë i ndodhur në ambientet e brendshme të kësaj gjykate ka ndodhur në tetor të vitit 2023, një lajm i cili u raportua ekskluzivisht në Top Channel. Tre gjyqtare, Edlira Petra, Lutfije Celami dhe Valdete Hoxha u sulmuan me mjete të forta në ambientet e gjykatës teksa po shpallnin një vendim ndaj një personi të dyshuar për vepra të rënda penale’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha

‘Menjëherë pas kësaj kronike gjytarët u vetëshpëtuan duke u vetëmbyllur në dhomën e këshillimti pas sulmit fizik dhe verbal, derisa policia mbërriti. E para që reagoi ishte vetë gjykata, e cila pasi kishte folur me shkresa, Valdete Hoxha që ishte edhe zv/kryetare e gjykatës së Apelit por edhe anëtare e trupës që u sulmua fizikisht i dërgoi një shkresë KLGJ ku ngre shqetësimin e parametrave të sigurisë nga njëra anë dhe konflikteve të shtuara, por edhe për shkak të tejzgjatjes së procesve të aplikimit të hartës së re gjyqsore dhe një sërër rrethanash të tjera gjytarët nuk ishin të sigurtë dhe për këtë arsye KLGJ duhet të ndryshonte masën e sigurisë’ u shpreh gazetarja, Anila Hoxha

Para se të kthehej në gjykatë, dikur kjo godinë modeste, ka qenë një ish repart zjarrfikës. Aty ishtevendosur adminsitrata dhe personeli zjarrfikës për kryeqytetin. Pas reformës së vitit 2023, e cila shkriu të gjitha gjykatat e apelit nëpër rrethe, ato u zhvendosën dhe u mblodhën në këtë godinë.

Për ekspertët kjo godinë nuk ka asgjëtë përbashkët me godinat moderne të gjykatës së apelit në Shkodër, të Vlorës, Gjirokastrës dhe Korcës tëfinancuara nga BE dhe të dizenjuara enkas për të qenë godina që do të adminisitronin procesin e gjykimit në shkallë të dytë. Kjo është godina e gjykatës sëApelit nëShkodër, një ambjent modern me të gjitha kushtet e cila u mbyll në vitin 2022. Në gjysmën e godinës tashmëështë strehuar gjykata e shkallës së parë.

‘Kur vjen puna tek gjykata e apelit në Shkodër, ku ka punuar edhe Astrit Kalaja, janë mjedise të jashtëzakonshme që është mbyllur nga KLGJ dhe aty ka mbirë bari’ u shpreh Gerti Shella, drejtor i INFOCIP