Studiuesi Eduard Thartori ka bërë një deklaratë të fort fyese ndaj shqiptaro-izraelites Jeta Gani, teksa të dy ishin të ftuar në emisionin “Breaking” në Top News. Thartori e ka cilësuar Ganin me fjalët “psikopatë” dhe “vrasëse” pasi sipas tij, me deklaratat e saj, Gani ka vrarë fëmijët në Gaza. Në përgjigje, Gani tha se Thartori përfaqëson nivelin më të ulët të burrit shqiptar.  

“Para se të flasim kam rënë dakord që të mos kem në bashkëbisedim njerëz psikopatë si puna e asaj Jeta Ganit. Nuk kam rënë dakord për këtë, Unë në këto momente njerëz si Tagani duhet të shkojnë në burg për deklaratat që ka bërë. Nuk pranoj të jem në një debat me të. Ajo është kriminele. Ajo është njeri që me fjalët e saj ka vrarë fmëiëjt në Gaza. Pata lajmëruar që këtë njeri nuk e dua jo vetëm në diskutim me mua. Kjo është psikopatë.”– u shpreh Thartori, e më pas mbylli lidhjen.

“Një burrë shqiptar të sillet në këtë mënyrë para një femre… mua më duket sikur kthehem 40 vite më parë në Shqipëri. Më dhemb zemra dhe shpirti sepse jam shqiptare dhe të shoh një burrë të tillë në tv, për mua është tmerr. Por sa mirë që ka burra të tjerë më të mirë. Të ofendosh një femër në vitin 2026, nuk e di në çfarë interviste gjendem. Ai është niveli më i ulët i burrit shqiptar. Ai përfaqëson një vend. Unë përfaqësoj Shqipërinë dhe Izraelin. Ai përfaqëson Shqipërinë. Atëherë çfarë përfaqësimi ka në këtë vend me njerëz të tillë që kanë urrejtje”– tha Gani.