Personat që shihni në fotot më sipër janë Iliaz Brahimi dhe Ardita Gashit, viktima dhe autorja e ngjarjes së rëndë të ndodhur në fshatin Majac të Podujevës, në Kosovë.
Iliaz Brahimi ishte ftuar për takim nga Ardita Gashi në shtëpinë e saj, pasi mes tyre dyshohet se kishte një lidhje intime. Në banesë, 31-vjeçarja e ka qëlluar disa herë me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen në vend. Ajo ka plagosur edhe gruan e xhaxhait të saj, shtetasen Miradije Gashi e cila humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Pas ngjarjes, Ardita Gashi raportohet se është mbyllur në shtëpi dhe ka kërcënuar persona të tjerë që tentonin t’i afroheshin, deri sa ka qëlluar veten me plumb në kokë. Aktualisht, ajo ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.


