Personi në foto është Martin Dulaj, 25-vjeçari i cili u nda nga jeta nga një aksident tragjik në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, ku humbën jetën edhe dy të tjerë.

Ai po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, 19-vjeçaren Arsida Demiri, ndërsa kjo e fundit shpëtoi nga aksidenti tragjik. Ajo ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë.
Automjeti ku po udhëtonte çifti u përplas me mjetin ku udhëtonin dy të rinjtë e tjerë, Klejdi Myftari 24 vjeç dhe Anxhelo Ruçi 27 vjeç, ku të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra. Myftari ishte një instrumentist, teksa Ruçi, djali i shefit të policisë në Tepelenë, Rami Ruçi, si dhe nip i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçit.



