Personat që shihni në foto janë Anesti dhe Emanilda Rama, babë e bijë që u kthyen në lryefjalë të kronikës së zezë në vend.

Ditën e djeshme vendi u trondit kur policia arriti të zbardhte vrasjen e 56-vjeçarit, krim që rezultoi se ishte kryer nga e bija. Ajo e kishte mbytur me tel të atin, pasi e kishte dhunuar. Në pranga ra dhe nëna e saj, Valbona Rama, pasi akuzohet se ka ndihmuar vajzën të pastronte trupin nga gjaku dhe të fshihte gjurmët e krimit.

E gjithë ngjarja u tentua të paraqitej si aksident, teksa e reja deklaroi fillimisht se i ati ishte rrëzuar në tualet dhe kishte vdekur. Po ashtu, ngjarja dyshohet se është planifikuar, sepse para disa ditësh, nënë e bijë e kishin çuar 56-vjeçarin, Anesti Rama në spital për vizitë te kardiologu në mënyrë që të justifikonin vdekjen.

Por ishin mavijosjet në qafën e viktimës që ngjallën dyshime tek policia dhe pas disa orëve në komisariat, Emanilda Rama është thyer dhe ka treguar që ajo e ka lidhur me tel të atin dhe e ka vrarë.

E reja ka treguar se e ka urryer të atin dhe se nuk e ka përkrahur kurrë në jetë. Sipas burimeve policore 26- vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishej në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohej, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj.

“I mbante lekët për vete. Nuk me blinte as rroba, asgjë. Me ka nxirë jetën”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, familjarë dhe fqinj, e përshkruajnë viktimën si njeri të qetë e punëtor, por që keqtrajtohej dhe dhunohej nga vajza dhe gruaja. Vajza e dytë e viktimës, e cila jetonte jashtë, tha se fliste shpesh me ta në telefon dhe nuk kishte parë asnjë shqetësim.

E bija e viktimës: Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë. Jetonte në shtëpi, bashkë, babai punonte, edhe mami edhe babi edhe motra.

Kryeplaku i fshatit është shprehur se të gjithëve në zonë u ka ardhur keq për vrasjen e 56-vjeçarit, Anesti Rama.

Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë. Arrinte sa e linin pa bukë të shkretin, ankohej tek unë. ‘Duan të më nxjerrin nga shtëpia’ më thoshte. Ata merrnin ndihmë ekonomike, i kam ndihmuar sa kam mundur. Kush e di sa herë ka shkuar policia në shtëpinë e tyre. Unë nuk dija gjë, kur shkova afër banesës ishin ata të krimeve aty. Thanë se i kishte rënë infarkt, por e kishin mbytur. Na ka ardhur të gjithëve keq, se ishte djalë pa llafe, punëtor. Ato nuk e trajtonin mirë. Viktima punonte në një firmë private. Ai vetëm ankohej i shkreti. E rrihnin, godisnin në syrin tim. Ça të them unë… ato ha, pi ,rri dhe punonte ai i shkreti. Jemi të prekur shumë si fshat. Janë tre vëllezër këta. Njëri prej tyre e mori në Greqi ku punoi atje dhe bëri shtëpinë. Familja i thoshin ‘ik nga shtëpia, s’të duam’”, tha ai.

Nga ana tjetër, kunata e Anesti Ramës shprehet se i ndjeri punonte, por paratë i merrnin gruaja dhe vajza, pasi ai nuk i njihte paratë.

 “Në dijeninë time… si të tërë që kanë probleme në shtëpi. Kishin probleme, se tani çiftet kanë problem. Çupën s’e njoh mirë se kam qenë në Greqi. Ai punonte, por nuk i njihte lekët. Lekët e atij i merrnin vajza dhe gruaja. Ai nuk shikonte lekë me sy, se sa lekë kishte. Jetonin në bashkë në shtëpi, por në dhomë më vete. Nuk kishin marrëdhënie si burrë e grua. Për çupën s’kam çfarë të them… kam qenë e ikur (jetonte në Greqi). Në fillim mora vesh që i ranë infarkt, pastaj thanë që e kanë bërë ato. Thashë me vete që s’ma merr mendja që e kanë bërë ato. Viktima nuk e meritonte këtë fund. “, u shpreh ajo.

Nipi i viktimës tha se kishte vënë re në trupin e pajetë të xhaxhait dëmtime në pjesët intime. Po ashtu ai tha se i ndjeri, 56-vjeç, kishte gjak pas kokës.

Sa e pashë vura re goditjen në ballë. Kishte shumë gjak prapa kokës. Domethënë që ishte vrarë edhe pas kokës. Nga që kishim dëgjuar se ishte dëmtuar edhe nga poshtë… vura re dhe.. kishte dy prerje. Nuk e di nëse ka qenë nga autopsia apo nga dhuna. Por ishte i prerë.”, u shpreh ai.

Fqinji i Anesti Ramës tha se ai nuk dinte të shkruante dhe lexonte dhe se vajza e gruaja kishin prokurë që t’i tërhiqnin rrogën që merrte nga puna që bënte në firmë.

Fqinji: Nuk e trajtonin fort mirë, punonte në një firmë, ai nuk dinte shkrim e këndim, e kishin bërë me prokurë që të tërhiqnin lekët nga banka, ajo që thotë vajza që nuk më jepte lekët janë rrena, gënjeshtra, hanin ça u donte qejfi, unë si komshi kur kisha naj kontakt i thoja e ushqeni apo jo se ishte dobësuar shumë, thoshin jo i japim, mund t’i kenë edhe gënjeshtra, i bërtiste, ziheshin shumë, debate, dëgjohej zëri deri këtu. Para disa vitesh kam pasur vetë kontakt policie, u ankuan ata për dhunë ndaj të shoqit, ai nuk ishte i dhunshëm, ata e vunë para, ai ishte njeri dede, e trajtonin shumë keq, gratë punonin nëpër sera, punonin dhe siç punonin ashtu i bënin rrush e kumbulla, sot kishin nesër nuk kishin, para disa ditësh erdhi bisedoi me ne, bëmë shaka, ai ishte njeri që nuk ngacmonte, punonte me rrogë mujore, nuk ishte i dhunshëm, as alkoolist.

Pse mund ta kenë bërë?

Fqinji: Karakteri i dobët i njeriut, njerëz të paditur, njerëz me psikologji të dobët, ajo çupa ishte pak…, çfarëdo gjëje që ndodhte në fshat merrte pak zjarr, kurse e ëma kishte vite që nuk e donte, këtej e 20 vite ajo nuk flinte me bashkëshortin.

Atë e kishin nxjerrë në dhomë tjetër?

FqinjiPo në një dhomë tjetër flinte, flinte veç, një dhomë e vogël.