Ngjarja e rëndë ku biznesmeni Bujar Nasufi mbeti viktimë e një atentati pranë banesës së tij në Tiranë ka tronditur kryeqytetin. Konfliktet brenda rrethit familjar është pista kryesore e hetimit të  policisë në lidhje me ekzekutimin e 56-vjeçarit. Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. Madje autori ka qenë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës.

U mësua se 56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori u afrua dhe e qëlloi shënjestrën duke e lënë të vdekur në vend. Fillimisht në rrugicë është futur mjeti i të vëllait, ndërsa pas ka qenë mjeti i viktimës. Sapo ky i fundit ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.