Disa ditë më parë, Adriatik Roshi u qëllua me sende të forta në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë nga persona të maskuar dhe të armatosur.
Pamjet e dhunës tregojnë se Roshin e godasin pa mëshirë me leva dhe sëpata.
Ai është dërguar në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore për dëmtimet në kokë dhe gjymtyrë.
Policia ka ndaluar dy persona, Gani Koçeku dhe Ledio Tusha, dhe po punon për të marrë në pyetje Tur Koçekun, i cili mund të ketë dijeni për ngjarjen. Po ashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.