kannabis-3Policia e Pukës ka vijuar aksionet kundër kultivimit të bimëve narkotike.


Ditën e sotme janë asgjësuar 2400 rrënjë kanabis sativa të mbjella në disa parcela në masivin pyjor të Munellës.


Bimët narkotike janë asgjësuar përmes djegies. Ndërkohë, nga ana e policisë vijon ende aksioni antikanabis në këtë zonë si dhe po punohet për identifikimin e kultivuesve.


7 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)