Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur të paligjshëm arrestimin e dy policëve të Komisariatit Nr. 3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi, duke vendosur të mos caktojë asnjë masë sigurimi ndaj tyre.
Prokuroria kishte kërkuar masat “detyrim paraqitje” dhe ndalim për të dalë jashtë vendit deri në përfundimin e hetimeve, por këto kërkesa nuk janë pranuar nga gjykata.
Dy efektivët u proceduan nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pasi dyshohet se kanë lëshuar një vërtetim pune për Muci Shaljanin në kundërshtim me rregullat e shërbimit. Ndërkohë, gjykata do të vijojë shqyrtimin e çështjes për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë e mundshme.
