Një aksident i rëndë ka ndodhur në kantierin e ndërtimit në fshatin Mollas të Cërrikut, ku një punëtor indian ka përfunduar i plagosur pas një rënie aksidentale. I dëmtuari është një 33-vjeçar me inicialet M.K., i cili punonte si pastrues i mbetjeve në kantierin e ndërtimit.
Sipas një njoftimi të policisë, shtetasi indian M.K., është paraqitur në spitalin e Elbasanit për ndihmë mjekësore, ku është diagnostikuar me plagë të shkaktuara nga rënia. Fatmirësisht, ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Për momentin, autoritetet po hetuan rreth rrethanave të aksidentit, ndërsa ngjarja ka tronditur komunitetin, duke nxitur diskutime mbi sigurinë në vendet e punës dhe kushtet e punës për punëtorët në ndërtim.
