Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën e sotme duke publikuar në rrjetet e tij sociale një video nga puna që po kryhet në aksin Elbasan-Rrogozhinë.

Kreu i qeverisë shkruan krahas videos se ky është një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon.

“MIRËMËNGJES 😊dhe me punën që vijon në aksin Elbasan–Rrogozhinë, pjesë strategjike e Korridorit VIII, një investim që afron qytetet, rrit sigurinë rrugore dhe forcon rolin e Shqipërisë si urë lidhëse në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas videos.